Nesër në Gjakovë rivarroset Vegim Kasim Qerkezi, i vrarë gjatë luftës së vitit 1999

Martiri Vegim Kasim Qerkezi i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë vitit 1999, i cili u identifikua para disa ditësh do të rivarroset nesër në Gjakovë, njofton komuna e Gjakovës.

Sipas njoftimit, në nderim të Qerkezit komuna së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur do të organizojnë ceremoninë e rivarrimit të tij.

Ceremonia mbahet nesër nga ora 13:00 duke filluar me homazhe në varrezat e martirëve në Çabrat të Gjakovës, akademinë për Vegim Kasim Qerkezin dhe ceremoninë e rivarrimit të martirit.

Ndër të tjerash, komuna ka kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19.