Protesta kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë - Foto: KALLXO.com

Nesër në Gjakovë protestë kundër pelegrinëve serbë

Organizata joqeveritare por edhe qytetarë të Gjakovës kanë paraparë protestë për nesër në mëngjes në ora 8 :00.

Protesta do të mbahet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në kishën që gjendet në Gjakovë.

Organizatorët e protestës thonë se në mesin e pelegrinëve ka edhe serbë që kanë marrë pjesë në masakrat dhe në krimet e tjera në kohën e luftës, më 1999.

Besimtarët ortodoksë festojnë nesër Krishtilindjen ortodokse.

Protesta të ngjashme zhvillohen që disa vite në Gjakovë.

Fillon protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serb- FOTO – VIDEO

.