Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin Konjuh - Babush në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të ndalet qarkullimi i automjeteve në segmentin Konjuh-Babush, në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kjo ndalesë e qarkullimit është për arsye të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike.

Qarkullimi do të ndalet prej orës 10:00 deri në ora 14:00 në dy drejtimet e lëvizjes.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.