Nesër mot me vranësira e me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot të vranët dhe jo stabil.

IHMK ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.