Foto: KALLXO.com

Nesër mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të kemi mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHK-së, gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje shiu.

“Nesër do ketë mot me diell dhe vranësira të dendura. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e IHK-së potencohet se temperatura minimale do jetë 17 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale 31 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftim.