Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër mot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.