Parashikimi i motit - Foto: Rtv21

Nesër mot i vranët dhe herë-herë me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë ditës së enjte do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe pak vranësira të cilat do të jenë të fokusuara rreth maleve.

Temperaturat gjatë ditës së premte do të shënojnë rritje të lehta, sidomos maksimalet e ditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s./21Media/