Ilustrim

Nesër mbyllet qarkullimi në një segment në rrugën Prishtinë-Gjilan

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se nesër prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.