Foto: ZKM

Nesër mblidhet qeveria

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër (e mërkurë) mbledhje.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, mbledhja e ekzekutivit do të mbahet me fillim nga ora 11:00 në ndërtesën e qeverisë.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet apo pikat që priten të shqyrtohen në këtë mbledhje.