Foto: KALLXO.com

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet nesër në ora 11:00.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e dërguar nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës për mbledhjen e nesërme do të jetë si në vijim:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave