Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit më 8 qershor 2020, Foto: Kuvendi i Kosovës

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nesër me fillim në ora 11:00, Kryesia e Kuvendi të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ndër pikat e rendit të ditës do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 dhe 23 qershor.

Po ashtu edhe vazhdimi i seancës plenare të 23 qershorit dhe përgatitjet për seancën plenare të radhës.

Rendi i ditës

I.    Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II.     Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 dhe 23 qershor 2020:

4.    Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

5.    Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

6.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, 

8.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

III. Vazhdimi i Seancës plenare, të filluar më 23 qershor 2020:

1.    Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

IV. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,

4.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

5.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

V.    Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave