Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e mërkurë).

Kuvendi përmes një njoftimi për media, bën të ditur se Kryesia do të mblidhet në ora 12:00.

Kjo mbledhje do t’i ketë pesë pika në rend të ditës, të cilat janë: 

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare,
  3. Shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve,
  4. Njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP,
  5. Të ndryshme.

Këtë fillim muaj, Kuvendi i Kosovës i ka mbajtur tri seanca.