Salla e Kuvendit e fotografuar në kohën kur është dfashur të fillojë seanca. Foto: Kallxo.com

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet  nesër (e mërkurë).

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit.

Sipas njoftimit, mbledhja pritet të nisë në ora 11:00, përderisa ka vetëm një pikë të rendit të ditës e që është: Përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës së VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit do të mbahet më 26 dhjetor.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, si dy partitë që morën më së shumti vota më 6 tetor, ende nuk kanë nënshkruar koalicionin për bashkëqeverisje, një kabinet qeveritar i të cilave do të duhet të prezantohet në Kuvend për votim.