Nesër mbahet gara e shenjëtarisë 'Tahir Çitaku’   

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës do të organizojë nesër garën e përvitshme, Kupa “Tahir Çitaku” në Prishtinë.  

Kjo garë mbahet në nderim të jetës dhe veprës se ish-pjesëtarit të UÇK-së, të Policisë se Kosovës dhe ish-garuesit të shenjëtarisë sportive të Kosovës, Tahir Çitaku.  

Gara do të nisë në ora 10:00 dhe mbahet në Poligonin e shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë.