Nesër mbahet forumi ekonomik Kosovë-Kroaci, pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje

Nesër në Prishtinë do të organizohet forumi ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë.

Në këtë forum, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të marrin pjesë zyrtarë nga Qeveria e Kroacisë dhe ministra e zëvendësministra të Kosovës.

“Ndërsa në takimet B2B do të ketë përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet”- bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit të MPJ-së, në këtë forum do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e turizmit.