Nesër mbahet Festivali ‘Vihuela guitar fest 2021’

Nesër në Prishtinë mbahet edicioni i 9-të i festivalit i kitarës, “Vihuela guitar fest 2021”.

Festivali fillon në nga ora 18:00 dhe mbahet në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”.

Sipas organizatorit për shkak të COVID-19, dhe masave kufizues në këtë edicion do të marrin pjesë kitaristët nga Shqipëria: Arbër Çerri, Aleksandros Braho, Ygerso Bahja dhe Erlind Hoxha.

Festivali organizohet nga Shkollës së Muzikës “Vihuela” në Prishtinë.

Festivali “Vihuela guitar fest 2021” mbështetet nga Komuna e Prishtinës.