Nesër Kuvendi i Kosovës voton rezolutë në mbështetje të Ukrainës

Kuvendi i Kosovës në seancën e nesërme në rend dite do të ketë edhe rezolutën në mbështetje të Ukrainës.

“Pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e nesërme, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”, është thënë në njoftim.

Tutje është treguar se seanca do të fillojë në orën 10:00.

Po ashtu, në njoftim është thënë se mediat mund të marrin pamje edhe nga pjesa e poshtme e sallës plenare.