Nesër jepet premiera e shfaqjes ‘Unë’

Nesër, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepe shfaqja “Unë”. Regjia dhe koreografia e kësaj shfaqjeje, është bërë nga Kreshnik Musolli.

Shfaqja bazohet në veprën “Makbeth” të Shekspirit. Profecitë, vrasjet për pushtet e karakterizojnë shfaqjen.

Regjisori dhe koreografi i shfaqjes, Kreshnik Musolli ka thënë për KALLXO.com se qasja është psikologjike ndaj të gjitha ‘ngjarjeve’ që ndodhin në shfaqje.

“Elementi koreografik dhe gjuha e trupit do të jenë mbizotëruese gjatë tërë kohës për të komunikuar me audiencën dhe personazhet mes vete. Shfaqja flet për një person që ëndërron të jetë në krye të ‘fronit’ dhe është i gatshëm të bëj gjithçka për atë”, ka thënë Musolli.

Në shfaqje interpreton katërshja e balerinëve: Fatmir Smani, Jeta Musolli, Muhamet Bikliqi e Fisnik Smani.