Nesër hedhet shorti për verifikimin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publik

Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se nesër do hedhet shorti për verifikimin e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët publik.

“Agjencia kundër Korrupsionit fton të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

“Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do ti nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore. Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit.9”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e Agjencisë nesër (e premte) me datë 29 qershor 2018 dhe fillon në ora 11:00.