Fshati Restelicë në Gorë

Nesër hapet pika e re kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër do të hapet pika e re kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas ministrisë, kjo pikë do të hapet në mes të Restelicës dhe Strazimirit.

Ky vendkalim do të jetë i përkohshëm.

Kosova ka aktualisht tri pika kufitare me Maqedoninë e Veriut: Hani i Elezit – Bllacë, Glloboçicë – Jazincë dhe Bellanoc – Stançiç. Këto pika hyjnë në degën doganore të Hanit të Elezit.