Nesër hapet çerdhja në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se nga nesër do të hapet çerdhja publike “Foleja”.

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri treguar se është bërë dezinfektimi i këtij institucioni.

“Është bërë dezinfektimi i ambienteve dhe do të kemi ekip mjekësor nga QKMF prezent që të kujdesen për shëndetin e fëmijëve dhe edukatoreve.”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai ka kërkuar nga prindërit që të jenë të kujdesshëm dhe ka falënderuar Drejtorin e Arsimit dhe mësimdhënësit për punën e bërë.