Ilustrim

Nesër hapen çerdhet në Gjakovë

Nesër do të hapen çerdhet në Komunën e Gjakovës, pasi që janë bërë testet serologjike për personelin e çerdheve publike dhe private.

Sipas njoftimit të Komunës hapja e çerdheve do të bëhet duke respektuar udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

“Drejtoria e Arsimit po përkujdeset që hapja e çerdheve, të bëhet duke respektuar udhëzimet strikte të MASh-it dhe të gjitha institucioneve relevante.”, thuhet në njoftim.

Çerdhet publike dhe private janë mbyllur me 13 korrik për herë të dytë gjatë këtij viti për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.