Nesër fillon vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës për personat e vaksinuar më 31 mars dhe 12 maj 2021

Nesër më datën 09.06.2021, do të mund të vaksinohen qytetarët të cilët janë vaksinuar më datën 31 mars dhe 12 maj 2021. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

“Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ‘AstraZeneca’ me datën 31.03.2021 dhe ‘Pfizer’ me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë”, thuhet në njoftim.

Në këtë liste bëjnë pjesë personat në hemodializë, stafi shëndetësor, personat mbi 80 vjeç si dhe personat në moshën 75 – 79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike.

Qytetarët të cilët nuk janë pjesë e listës së publikuar por që janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të përcaktuara nga Ministria do të kontaktohen përmes telefonit në mënyrë që të marrin dozën e dytë.

Vaksinimi bëhet në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë si dhe në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna.

Nga 29 marsi 2021 deri sot në Kosovë janë vaksinuar 83, 725 persona.