Nesër fillon manifestimi kulturor kombëtar, ‘Flaka e Janarit 2022’

Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor, “Flaka e Janarit 2022”.

Aktivitetet e ditës së parë, më 11 janar, fillojnë me homazhe për dëshmorët, për të vazhduar me vizitën në kazermën e Ushtrisë së Kosovës dhe ndezjen e Flakadanit të Flakës, para teatrit të qytetit.

Përmes një njoftimi për media, Komuna e Gjilanit, organizatore e këtij manifestimi, se gjatë këtij sezoni të “Flakës së Janarit” do të ketë një sërë aktivitetesh kulturo-artistike.

“Flaka e Janarit’ vijon tutje me një varg programesh përkushtuese, akademi, tryeza letrare, ekspozita, ‘Festivali i Dramës Origjinale Shqipe’, ‘Xixat e Flakës’ dhe të tjera, deri më 31 janar, kur përmbyllet me pjesët letrare dhe muzikore ‘Pena e Flakës’ dhe ‘Fest Flaka’, dy shtylla këto tjera të këtij manifestimi më unik në trojet shqiptare”, thuhet në njoftim.

Manifestimi ‘Flaka e Janarit’ organizohet në nderim të dëshmorëve të kombit.

Manifestimi mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Programi i Flakës: