Studentët pa maska në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Foto: KALLXO.com

Nesër fillojnë ligjëratat në UP

Nesër do të fillojnë ligjëratat në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Senatit.

Sipas rektorit Naser Sahiti, ligjëratat do të zhvillohen fizikisht por do të ndahen studentët në grupe dhe duke u respektuar distanca.

Një gjë e tillë është diskutuar në mbledhjen e kaluar të Senatit.

Senati i UP ‘Hasan Prishtina’ miraton rekomandimin e Konferencës së Rektorëve që viti i ri akademik 2021/22 të fillojë më 15 tetor