Nesër ditë zie në Shtime

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë, pas aksidentit tragjik që ndodhi sot ku humbën jetën katër persona nga Shtimja.

Në bazë të vendimit, të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen dhe të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

“Në mbështetje të Nenit 13 dhe 58, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Nenit 54 i Statutit të Komunës së Shtimes, pas aksidentit tragjik në komunikacion, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja, kryetari i Komunës merr këtë: VENDIM PËR SHPALLJE DITË ZIE Më 07.06.2021, ditë e hënë, shpallet ditë zie në komunën e Shtimes, 1. Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen, 2. Të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimës.

Katër të vdekur sot në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare.