Nesër borë në Kosovë
10.12.2019 - 20:22
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në vise të ulëta reshje shiu dhe bore.
Të enjten mot i vranët dhe i qetë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media