Screenshot: Muzeu i Burgut të Prishtinës - Burgu i Idealit/Facebook

Nesër bëhet hapja e muzeut të burgut të Prishtinës

Muzeu i Burgut të Prishtinës, “Burgu i Idealit” do të hapet nesër në orën 17:00.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më 25 gusht 2020 kishte filluar që zyrtarisht projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-Burgut të Prishtinës në muze.

Për këtë qëllim asokohe, ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kishte nënshkruar sot vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë konceptin për projektin.

Në faqen zyrtare në Facebook të “Burgut të Idealit” thuhet ndërtesa e kthyer tashmë në muze mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativen dhe rezistencën popullore të të gjitha burgjeve të Kosovës të cilat janë përdorur për përndjekjen e të burgosurve politikë.

Orari i vizitave në këtë muze do të jetë nga e marta në të dielën, në periudhën kohore 10:00 – 19:00.