Nesër aksion i studentëve për nder të 1 tetorit 1997

22 vjetori i protestave studentore të 1 tetorit të vitit 1997, shënohet nesër me një marsh si vitet e tjera duke filluar nga ish- ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani

Ky marsh organizohet si simbol i protestave të studentëve në vitin 1997 për zhvillimin arsimor,pikërisht në të njejtën ditë të cilën studentët e Kosovës fillojnë vitin e ri akademik.

‘’ORCA dhe Admovere ju ftojnë që të martën, 1 tetor 2019, nga ora 12:00, të mblidhemi para shtëpisë ku në vitet ‘90 ishte rektorati i Universitetit të Prishtinës, për ta nderuar familjen Shoshi dhe të gjitha familjet që mundësuan arsimin gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit. Pastaj, do të vazhdojmë rrugëtimin e studentëve, që atëkohë u ndërpre nga dhuna brutale e policisë serbe, për të mbërritur te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës.’’ thuhet në komunikatën e organizatës ORCA.

ORCA bëri thirrje që të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e transportit të organizuar  mund të kontaktojnë me organizatën.