Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nëse do të kishin një spital për COVID-19 mjekët do të kontribonin edhe më shumë për trajtimin e COVID-19

“Spitali COVID-19” është përfoluar shumë të ndërtohet për trajtimin e rasteve të COVID-19, mirëpo një gjë e tillë ka mbetur vetëm “fjalë goje” pasi që ende Kosova nuk ka asnjë klinikë apo spital të vecantë për trajtimin e rasteve të infeksionit SARS-CoV-2.

Madje për këtë sonte është duke diskutuar pulmologu Shpëtim Thaçi në emisionin #DebatPernime.

Pulmologu thotë se kapacitetet e mirë infrastrukturore do të ndikonin edhe në uljen e vdekshmërisë në Kosovë si pasojë e infeksionit COVID-19.

“Nëse do të kishim një spital për COVID mundësit do të ishin më të mëdhaja. Kapacitetet infrastrukturore është mundësi që profesionistët të dhëjnë kontributin e tyre dhe të ndikojnë në trajtimin e pacientëve si dhe në uljen e vdekshmëris në Kosovë”, tha Thaçi.

Ai poashtu tregon se vdekshmëria më e madhe lidhet me komplikimet e respiratore – të frymëmarrjes pasi që virusi atakon pamëshirëshëm në mushkrit e pacientit.

“Numri më i madh i vdekshmëris lidhet me komplikimin e insuficientës akute respiratore që do të thotë që ky virus atakon pamëshirshëm mushkrit duke atakuar një infeksion në nivelin e mushkrive ajo që në opinion njihet si pezmatim”, sqaron ai.

Sa i përketë statistikave se sa përsona kanë vdekur nga pezmetimi në mushkëri, trashja e gjakut apo ifarkti në zemër si pasojë e infeksionit pulmologu thotë se nuk kanë statistika të tilla.

Thaçi tutje thotë se ka raste kur pacienti ka vdekur pasi që ka dal negative me COVID-19 për shkak të komplikimeve që I ka shkaktuar virusi gjatë kohës sa ka qenë pozitiv.

“Ka mundësi që kemi edhe raste të tjera të cilat nuk janë diagnostifiku dhe kanë vdekur edhe në familje. Ka edhe raste te tjera të cilat pacientët kanë kaluar COVID-19 dhe pastaj është liruar nga klinika e është negativizu por si pasojë e komplikimeve dhe gjërave të tjera qoftë pulmunale (mushkrive) qoft kardiake (të zemrës) ka mundur të ndërroj jetë gjatë kësaj periudhe kohore e cila në një farë mënyre mund të jetë shkaktar COVID-i “, tregon ai.

#KALLXOPernime mund të ndiqni LIVE në Facebook të KALLXO.com dhe në RTV Dukagjini.