Qeveria-Kuvendi

Foto: Denis Sllovinja

Nëse bie tërmeti, punëtorët e ministrive nuk kanë plan për reagim emergjent

Asnjë ministri nuk ka plan emergjent të daljes në rast të tërmetit apo ndonjë emergjence tjetër.

Kështu ka thënë Hajriz Sejdiu nga Agjencia e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Për fat të keq, asnjë ministri nuk ka plan të reagimit emergjent dhe ne kemi pasë raste kur njerëz kanë dal nga ndërtesat dhe kanë shku në shtëpi. Ne si institucion e kemi, e kemi ndërtu”, tha Hajriz Sejdiu në KALLXO.com.

Mirëpo ndërtesa kryesore e Qeverisë sipas Sejdiut ka plan emergjent në situata të tilla të emergjencës.

“Policia dhe FSK-ja e kanë, por po flas për institucione të tjera”, shtoi ai.

 

Në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u përballë me një prej tërmeteve më të rënda në historinë e saj me mbi 50 persona që gjetën vdekjen.

Një vit më vonë, KALLXO.com është kthyer për të parë se si është trajtuar nga institucione tona tërmeti.

Të ftuar në debat janë: Hajriz Sejdiu, nga Agjencia e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci nga FSK. Faton Hoxha, nga Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Florim Grajqevci, profesor dhe dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP.