Nëse Biden fiton zgjedhjet, kjo do të jetë zv/presidentja e ShBA-së

Kamala Harris është zgjedhur si zëvendëspresidente nga ana e Joe Biden, nëse ky i fundit i fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Harris, 55 vjeçare është gruaja e parë afro-amerikane dhe personi i parë me origjinë indiane që u nominua për zyrën kombëtare nga një parti e madhe.

Siç shkruan New York Times, ajo sjell në garë një stil fushate shumë të rreptë se ai i Biden dhe një identitet personal e histori familjare që shumë e konsiderojnë si frymëzuese.

Biden njoftoi për zgjedhjen e saj për mes një email-i.

“Lajm i madh. Unë kam zgjedhur Kamala Harris si shoqen time drejtuese. Së bashku, me ju, ne do të ‘rrahim’ Trump”, citohet të jetë njoftimi i Biden.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë paraparë të mbahen në nëntor të këtij viti. Por presidenti Donald Trump, ka kërkuar që për shkak të pandemisë, këto zgjedhje të shtyhen, e që partia e Biden e ka kundërshtuar.