Neri Ferizi: Njerëzit me maska i kërcënojnë edhe mediat serbe

Aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi në emisionin “Kallxo Pernime” ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

“Qytetarët me maska i kërcënojnë edhe mediat serbe, kjo është një pasqyrë që e tregon më së miri realitetin në Mitrovicën e Veriut” – ka thënë Ferizi.

Ferizi gjithashtu ka komentuar arrestimin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.

“(Arrestimi i Millun Milekoviq) është manifestuar me tensione në veri, ndërsa në jug poashtu me tensione, sepse duke i dëgju këto alarme nonstop përveç që të kthejnë në vitet e mëhershme kur i kemi dëgju këto lajme, të kthejnë edhe në situatat e mëhershme që kanë ndodhë në Mitrovicë” – ka thënë Ferizi.

Aktivistja Ferizi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes gjatë veprimit në veri

“Është një vend tepër i ndjeshëm për me ndërhy në mënyra të tilla, unë mendoj që sa herë që Qeveria e Kosovës dëshiron me ndërmarrë ndonjë hap ose ndonjë aksion në veri, duhet të bëj veprime të matura duke marrë parasysh që ka njerëz me maska” – ka thënë ajo.