Nëntë të vdekur nga COVID-19  në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nëntë persona të prekur me COVID kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e të vdekurve në 3 mijë e 077.

Janë kryer 2 mijë e 902 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 440 qytetarë.

160 janë në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë./ TopChannel