
Nëntë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë
04.6.2022 - 18:27
Nëntë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për KALLXO.com se të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor.
Sipas Borovcit në aksident janë përfshirë dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45.
Njësia rajonale e trafikut sipas Borovcit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.