Ilustrim, Foto: Gerd Altmann
Nëntë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë
Në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje në disa komuna të Kosovës.
Bazuar në raportin policor, rastet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, Podujevës, Prizrenit, Fushë Kosovës, Vushtrisë dhe Gjakovës.
Në njërin rast që ka ndodhur në Prishtinë, dyshohet që ndaj gruas u ushtrua dhunë fizike dhe psiqike nga bashkshorti i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Ndërsa në rastin tjetër që ka ndodhur në Prishtinë dyshohet që vjehrri ka sulmuar nusen, dhe pas intervistimit të palëve, viktima me dy fëmijët eshtë dërguar në strehimore, teksa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
Në Drenas një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, viktima ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në dy rastet të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë raportohet se janë arrestuar të dyshuarit pasi i kishin sulmuar dhe shkaktuar lëndime trupore viktimave atyre iu është ofruar tretman mjekësor , ndërsa te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Podujevë një person është arrestuar për ushtrim dhune ndaj bashkshortes, pas intervistimit të palëve i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një burrë pasi sulmoi bashkëshorten. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në qytetin e Gjakovës një burrë është arratisur pasi kishte dhunuar gruan e tij, ndërsa rasti sipas Policisëm, vazhdon të jëtë në procedurë hetimore.
Edhe ne Vushtri po ashtu është arratisur një burrë i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkshortes, rasti është në procedurë hetimore.