Foto: REL

Nëntë persona të infektuar me COVID-19 vdesin gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Poashtu, IKShPK bënë të ditur se 269 persona janë infektuar me SARS-CoV-2 perdërisa 449 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 9,296 raste aktive me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 104,986 raste nga 530,954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,162 raste të vdekjes.