Foto: EPA-EFE/FEHIM DEMIR

Nëntë persona të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, dy në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë e dije se sot më 26 maj në klinikën Infektive janë10 raste, ku 9 prej tyre janë me Covid-19.

“Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon 5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.