Ilustrim

Nëntë persona përleshen fizikisht, tre prej tyre në tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Policia ka njoftuar se si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tetë prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.