Foto: Spitalii Ferizajt

Nëntë mjekë të infektuar me COVID-19 në Ferizaj

Më të rrezikuarit në këtë kohë pandemie janë stafi shëndetësorë, të cilët përkujdesen për të gjithë personat e infektuar nga coronavirusi.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt deri më tani të infektuar nga kjo pandemi janë nëntë mjekë.

Dy mami, dy gjinekolog, dy pediatër, një anesteziolog, infermiere dhe infektolog kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas të dhënave të ofruara nga drejtori i Spitalit, Jeton Zeqiri.

Gjithashtu, në pritje të rezultatit është një mami.

Ndërsa, të shëruar kanë rezultuar një radiolog dhe një zotues, sipas informacioneve të drejtorit.

“Një radiolog dhe zotues janë shëruar, një mami është në pritje të rezultatit”, sipas listës së dërguar nga Zeqiri për KALLXO.com.

Në këtë komunë përveç stafit shëndetësor të infektuar më COVID-19 janë edhe disa zyrtarë komunal.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Bekim Ademi, 11 zyrtarë komunal rezultojnë pozitiv, në mesin e tyre ka drejtorë, pozita të tjera si dhe tre prej tyre janë staf civil.

Mbrëmë 35 ferizajas u diagnostifikuan me coronavirus sipas rezultateve të publikuara nga IKShPK.

Rritja e rasteve ka bërë që ekzekutivi komunal në bashkëpunim me drejtorin e spitalit, të mendojnë për një plan tjetër do të sigurohet vendi personave të tjera në mënyrë që të trajtohen nga stafi shëndetësorë.

Objekti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në këtë komunë do të shfrytëzohet për të mjekuar pacientët, por në rast se ka eskalim të situatës edhe Reparti i Kirurgjisë do të shërbej për trajtimin e pacientëve, këtë  e ka konfirmuar mbrëmë për KALLXO.com drejtori i Spitalit Rajonal, Jeton Zeqiri.

Vala e dytë e infeksionit ka bërë që edhe Klinika Infektive në kryeqytet të ketë vështërsi në mbulimin e të gjithë pacientëve këtu duke përfshirë edhe pacientët që vijnë nga qytetet tjera.

Një pacient i Pejës është detyruar të kthehet mbrap sepse në Infektivë nuk arritën të i siguronin vend.

Kujtojmë se mbrëmë 114 persona rezultuanë pozitiv me COVID-19, si dhe 117 të tjera janë shëruar.

Që nga marsi e deri më tani janë mbi 3 mijë persona të infektuar nga pandemia.