Nënshkruhet vendimi për formimin e komisionit qendror për ristrukturim të punëtorëve në “Postën e Kosovës”

Kryshefja e Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës”, Fakete Kadiu ditë më parë ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit qendror ristrukturimin e ndërmarrjes që drejton tash e disa muaj.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e nënshkruar nga Kadiu ndërsa në të përmenden edhe detyrat e komisionit qendror.

Fillimisht, ky komision ka përbërje prej shtatë personave. Në krye të komisionit do të jetë Naser Krasniqi si kryetar, ndërsa Vlora Shabani, Shpëtim Dobra, Faton Ejupi, Rafet Jashari, Saranda Ademi dhe Visar Jonuzi do të jenë anëtarë të komisionit.

“Detyrë kryesore e këtij komisioni është që gjatë punës së tij, tu përmbahet dispozitave të udhëzuesit mbi procesin e ristrukturimit të ndërmarrjes publike “Posta e Kosovës” dhe ligjeve të tjera në fuqi”, thuhet në vendim.

Pas përfundimit të punës së komisionit në ristrukturim, i njëjti do të paraqes një raport përfundimtar me rekomandime me shkrim.

Në këtë raport sipas vendimit duhet të përfshihen, struktura e re organizative, numri i drejtorëve, numri i departamenteve dhe pozitave të punës pas ristrukturimit, numri i ekzekutuesve për secilën pozitë me arsyetimin se si është vlerësuar, numrin e punëtorëve tepricë dhe pozitat e tyre me arsyetim përkatës se pse janë tepricë, arsyeshmërinë e detajuar se përse një pozitë ka mbetur e një tjetër është shuar, numri i pozitave ku ka më pak ekzekutues se sa që punojnë aktualisht, fuzionimi eventual i pozitave dhe detyrave të punës me arsyetim përkatës si dhe efektin financiar dhe operacional të ristrukturimit.

Ky komision draftin final deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Deri te ky vendim ka ardhur vlerësimi që një proces i tillë është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës së “Postës së Kosovës” dhe i njëjti synon që ndërmarrja të ketë një organizim të brendshëm partiak dhe në shërbim të qytetarit.