Nënshkrimi i memorandumit mes MKRS-së dhe Institutit Albanologjik, Fotografi: KALLXO.com

Nënshkruhet memorandumi i parë mes Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Albanologjik

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Institutin Albanologjik, Hysen Matoshi, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes dhe komunikimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Dumoshi tha se kjo marrëveshje parasheh hartimin e një strategjie te punës se përbashkët që i ndihmon bashkëpunimit multisektorial të dy institucioneve.

Sipas saj, bashkëpunimi përfshin realizimin e përbashkët të aktiviteteve dhe të hulumtimeve shkencore me rëndësi për trashëgiminë kulturore në etnologji, folkloristikë, etnomuzikologji e arkeologji.

Matoshi ka thënë se ky memorandum do të ndihmoj Institutin Albanolgjik në realzimin e studimeve shkencore në fushat e kulturës.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të e aktiviteteve për Ditët e Trashëgimisë Evropiane.

Nënshkrimi i memorandumit mes MKRS-së dhe Institutit Albanologjik, Fotografi: KALLXO.com