Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Lituaninë dhe Estoninë

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një protokolli teknik të bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, në mes të Kosovës dhe Lituanisë.

Ky protokoll do të krijoj një urë bashkëpunimi në sektorin e transportit ndërmjet dy vendeve me qëllim të integrimit të komunitetit tonë të transportit në tregjet evropiane, thuhet në njoftimin e MIT.

“Protokolli në fjalë u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertëve të të dy ministrive të linjës (kryesuar nga z. Xhemë Veseli, Drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor-  udhëheqës i Delegacionit të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, thuhet në njoftim.

Një protokoll i këtij niveli ndërkombëtar është nënshkruar edhe Estoninë.

“Nënshkrimi i këtyre dy protokolleve, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës – Lituanisë dhe Estonisë, si dhe  do të bëhet e mundur qasja e operatorëve kosovarë resident, në tregun ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike si dhe duke iu krijuar operatorëve tanë mundësinë e lëvizjes së lirë të udhëtarëve dhe mallrave drejt vendeve Baltike dhe vendeve skandinave”, përfundon njoftimi i MIT.