Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nënshkruhet marrëveshja për lëshimin e linjës së autobusit Prishtinë - Graçanicë

Komuna e Prishtinë bashkë me Komunën e Graçanicës kanë nënshkruar marrëveshjen për lëshimin e linjës së transportit të udhëtarëve.

Këtë e ka bërë publike nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook.

Nisja dhe kthimi bëhen nga rrugët: “Mon Balaj”, “Fahri Fazliu”, “Ilir Konusheci”, “UÇK”, “Migjeni”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Gjorgj Bush”, Bulevardi “Bill Clinton”, Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, “Jusuf Gërvalla”, rruga Prishtinë – Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë

“Kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë”, ka shkruar ai.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Graçanicës | Foto: Alban Zogaj