Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e antigjipsizmit në Kosovë

Organizata Jo-qeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, dhe Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, e kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit që ka për synim të eliminojë antigjipsizmin dhe rritjen e qasjes në arsim dhe punësim për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Sipas organizatës, një ndër synimet kyçe të projektit është edhe zvogëlimi i hendekut me komunitetet e tjera.

“Projekti i Drejtësisë Sociale përcakton një gamë gjithëpërfshirëse të ndërhyrjeve që do të ndikojnë në ndryshimin e politikës publike dhe do të përmirësojnë rëndësinë e veprimeve të përfshirjes sociale në fushat e mbrojtjes së fëmijëve në arsim, punësim dhe strehim dhe duke i zgjeruar këto për të përfshirë antigjipizmin si përparësi në të e drejta e vet dhe një temë transversale”, ka shkruar “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” në llogarinë e tyre në Facebook.

Sipas njoftimit, konsorciumi këto ndryshime do t’i arrijë duke ndërtuar bazë të fortë me aktorët e komuniteteve dhe më pas duke zgjeruar lidhjet e marrëdhënieve në të gjithë komunitetin, shoqërinë civile dhe me autoritetet në nivelet lokale dhe qendrore, si dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në niveli evropian në mënyrë që veprimet e integruara drejt përfshirjes sociale të bëhen gjithnjë e më efektive dhe cilësia e jetës së romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë hap pas hapi do të përmirësohet.