Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës, Rama: Fluturimet do të jenë transoqeanike

Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka thënë se  pistat e Vlorës do të jenë të tilla që fluturimet New York- Shqipëri të jenë të realizueshme.

Më tej ai ka thotë se aeroporti i Vlorës do të mundësojë fluturimet transoqeanike ku pista do të jetë mbi 3 km si dhe do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil në Vlorë.

“Pista e Vlorës janë të tilla që fluturimet New York Shqipëri të jenë të realizueshme dhe fluturimet transoqeanike. Nuk do të jenë vetëm këto 4 portat nga qielli, por dhe 4 portat e tjera nga deti, ai i Durrësit, Sarandës, ai i Vlorës dhe ai i Shëngjinit.

Është aeroport që do të ofrojë fluturime transoqeanike. Përpos pengesave që ne kemi hasur ne nuk e kemi ndalur punën. Kemi edhe dy sektorë të tjerë mirëmbajtja e avionëve dhe Kargo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Mirëmbajtja e avionëve do të sjellë të ardhura për vendin porsa i përket punësimit.

Si rrjedhojë ngritja e akademisë për aviacionin civil, për mirëmbajtjen e avionëve është hapi i radhës. Kargo është një nga fushat ekonomike më të zhvilluara në botë ndërsa në Shqipëri. oranews