Nënshkruhet kontrata – Haxhiu: Dhunuesit do të monitorohen, nuk do kenë mundësi t`u afrohen vajzave dhe grave viktima

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar më 25.07.2024 se është nënshkruar kontratë nga Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike.

Haxhiu thotë se më 1 korrik 2015 hyri në fuqi ligji por që anjëherë nuk u zbatua.

“Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre” – shkruan Haxhiu.