Parku i erës në Bajgorë - Mitrovicë ILUSTRIM

Nënshkruhet kontrata afër 4 milionëshe për rehabilitimin e rrugës Bajgorë - Mitrovicë

Është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili thotë që kontrata arrin vlerën afër 4 milionë euro.

“Rruga regjionale R129, Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë është projekt që arrin vlerë totale prej 4 milionë euro”-ka njoftuar Durmishi.

Tenderi për dhënien e kësaj kontrate është hapur në mars 2024.

Këtë kontratë e ka fituar Grup i Operatorëve Ekonomik ILEAA – GR SH.P.K.; Asfalti SH.P.K.; JOOS & KRASNIQI – BAZE SH.P.K.

Vlera e parashikuar ka qenë 4 milionë euro, ndërsa kontrata është dhënë në vlerë 3,789,932.70.

Procedurat që janë ndjekur për këtë kontratë është çmimi më i ulët.