Agjencia Kosovare e Privatizimit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nënshkruhet kontrata 500 mijë euro për përfaqësimin e AKP-së në arbitrazh

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nënshkruar kontratë në vlerë 500 mijë euro për angazhimin e një firme ligjore për përfaqësimin e saj në arbitrazh.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës është dhënë më 18 janar ndërsa njoftimi për kontratë ishte bërë më 14 maj të 2020.

Firma e kontraktuar pritet të kryej Shërbime Ligjore të përfaqësimit për rastin Iming d.o.o vs AKP të vitit 2010.

Për këtë kontratë kishin aplikuar gjithsej gjashtë kompani ndërsa grup i operatorëve ekonomik “Holman Fenwick Willan Switzerland LLP, Londres, Geneva Branch; Rexhepi & Zeqiri L.L.C” janë zgjedhur fitues për përfaqësimin e AKP-së.