Ilustrim

Nënshkruhen dy udhëzime të reja administrative për ndërtimet pa leje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar dy udhëzime për ndërtimet pa leje në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, përmes këtyre udhëzimeve qartësohen më tej kërkesat për trajtimin e ndërtimeve pa leje të Kategorisë I dhe II.

Këto dy udhëzime administrative janë hartuar nga grupet punuese të themeluara nga MMPHI, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe nga përfaqësues të nivelit komunal.

“Në këtë proces, grupet punuese janë mbështetur edhe nga USAID – Programi për Qeverisje Ekonomike. Udhëzimet Administrative hyjnë në fuqi 7 ditë, pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Udhëzimin Administrativ MMPHI Nr. 02/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 05/2019 për Procedurat e Ankesave Kundër Vendimeve për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17767. Udhëzimin Administrativ MMPHI Nr. 03/ 2021 për Kërkesat Themelore për Shëndet dhe Siguri, Procedurat dhe Dokumentacionin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje të Kategorisë I dhe II – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17767”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në vitin 2019, e njëjta Ministri kishte nxjerrë pesë UA për trajtimin e objekteve pa leje në Kosovë.

MMPH nxjerr pesë udhëzime për legalizimin e 352 mijë objekteve